UBT News

Kirurgu amerikan: Kongreset si ky Klinik në Kosovë, të rëndësishëm për avancimin e kirurgjisë

Krahas shumë kirurgëve shqiptarë që jetojnë në diasporë kontributin e tyre në fushën e kirurgjisë përmes ligjëratave të tij në Kongresin e Dytë Klinik ka ardhur ta jap edhe Michael Sutherland i cili përfaqëson edhe Kolegjin Amerikan të Kirurgëve.

Derisa shprehet i nderuar që ndodhet në Kosovës për evente të tilla shkencore, Michael Sutherland shprehet se ka ardhur nga Amerika për të mbështetur përpjekjet e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.

“Është një nder i madh të jem këtu. Ky është një vend shumë i bukur dhe është përpjekje e mahnitshme në emër të ministrit për të themeluar Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës. Kolegji Amerikan i Kirurgëve është një organizatë në Amerikë, e cila ka shtrirje në gjithë botën, që është mbështetëse e këtyre përpjekjeve dhe ne jemi këtu për të treguar atë mbështetje dhe për të kontribuar në aktivitetet e kolegjit këtu në Kosovë”, u shpreh Sutherland.

Kirurgu amerikan, Michael Sutherland u shpreh se organizimi i Kongreseve të tilla ndihmon në avancimin e kirurgjisë rreth përditësimeve botërore. Sipas tij përmes këtyre takimeve mjekët mund të mësojnë shumë dhe të ofrojnë kujdes më cilësor për pacientët.

Duke parë zhvillimet teknologjike që po ndodhin në botën e mjekësisë, Sutherland thotë se eventet si Kongresi Klinik që po mbahet në Kosovë është mësim që mjekët të jenë në gjendje t’i shfrytëzojnë metodat e reja të punës.

“Pra, çdo vit del një teknologji e re dhe më e rëndësishme, më e avancuar, dhe kjo është një lakore mësimi për të qenë në gjendje t’i shfrytëzojmë plotësisht ato teknologji. Dhe këto lloj takimesh u japin njerëzve mundësinë për të mësuar si nga industria që e prodhon atë ashtu edhe nga mjekë të tjerë që e kanë përdorur atë në mjedise të tjera”, u shpreh Sutherland.

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës është ftuar nga Kolegji Amerikan i Kirurgëve për të marrin pjesë në Kongresin e tyre që do të mbahet në tetor.

Në Kongresin e dytë të Kirurgëve i cili është organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës dhe Oda e Mjekëve po marrin pjesë 750 profesionistë. Gjatë dy ditëve sa do të zgjasë Kongresi, do të prezantohen 155 ligjërata.

Exit mobile version