Një distileri uiski, me të gjitha pajisjet e saj, u nis të premten nga Skocia me destinacion përfundimtar Kinën.
35 tonë pajisje që përfshijnë dhe pjesët më të vogla të distilerisë u nisën nga porti i Buckey për në Tianjin. Më pas distileria do të ndërtohet e plotë siç ishte në Inner Mongolia.
Ngarkesa është pjesë e një marrëveshje 3 milion paund mes firmës Forfar Valentine International dhe grupit kinez Mengtai që përfshin transportin dhe ndërtimin e distilerisë.
Ajo pritet të hapet në Inner Mongolia në fund të këtij viti dhe pritet të jetë fabrika e parë e këtij lloji në Kinë.
Të gjitha pajisjet janë ndërtuar nga firma Forsyths, e cila do të dërgojë inxhinierët e saj për vendosjen e pjesëve në vendin e duhur në Kinë.