Jo vetëm projeksion i thjeshtë i filmave në repartin e fëmijëve, por edhe një projekt i vërtetë kinemaje, i cili do të kulmojë me një ekip për krijimin e vizatimeve të bëra nga pacientë të pediatrisë me udhëzimin e ekspertëve.
Projekti ”Film for kids at Hospital” i bashkëfinancuar nga programi i Komisionit Evropian ”Creative Europe”, është frymëzuar nga terapia kinematografike, së cilës i janë bashkuar mbi 90 spitale pediatrike në Evropë dhe që sheh në rrjet 6 shoqata aktive në Belgjikë, Spanjë, Kroaci, Slloveni, Suedi dhe Itali.
Filmat, të gjatë, të shkurtër dhe të animuar, gjithashtu do të pasurohen me prezantime të shkurtra video të regjisorëve dhe karta digjitale.
“Kinemaja është një mjet i dobishëm për të ndihmuar fëmijët dhe të rinjtë të zbusin traumën e shkaktuar nga sëmundja dhe lejon të rriturit të kujdesen për sferën emocionale të fëmijëve”, shpjegon Rosa Ferro, drejtore artistike e shoqatës ”Nuovo Fantarca II” në Bari.
”Studimet e kryera mbi kinematerapinë tregojnë se si shikimi i filmave krijon një efekt pause psikologjik për pacientët duke rezultuar në një gjendje të mirëqenies që mund të gjendet në një nivel neurologjik”, thekson ajo.