Futbollistëve që luajnë për Kombëtaren e Kinës u ndalohet të bëjnë tatuazhe – dhe obligohen t’i heqin ato që i kanë – sipas rregullores së re.
Organi i administratës sportive të vendit tha se rekrutimi i lojtarëve të rinj me tatuazhe, në nivel kombëtar dhe në skuadrat e të rinjve është “rreptësisht i ndaluar”. Sipas administratës, ky hap do të jetë “shembull i mirë për shoqërinë”.
Yjeve të kombëtares, sikurse mbrojtësit Zhang Linpeng, u është kërkuar t’i mbulojnë tatuazhet.
Kina ka ashpërsuar gjithnjë e më shumë rregulloren që nga mesi i vitit 2018 për të ndaluar shfaqjen e tatuazheve. Disa futbollistë profesionistë që atëherë i kanë mbuluar krahët me mëngë të gjata për të fshehur artin e trupit.
Në kulturën kineze stigma u lidh me tatuazhet – në të kaluarën ato kryesisht lidheshin me grupe të organizuara kriminale. Kurse te grupet etnike kryesisht shiheshin si shenjë e të paqytetëruarve.
Tatuazhet nuk miratohen nga Partia Komuniste e Kinës, por gjithnjë e më shumë po preferohen nga të rinjtë./UBTNews