Kina do të mbajë operacionet ekonomike brenda një intervali të arsyeshëm dhe do të bëjë çmos për të arritur rezultatet më të mira të mundshme për ekonominë, thanë media shtetërore të enjten, pas një takimi të një organi vendimmarrës të nivelit të lartë të Partisë Komuniste.
Kina gjithashtu do t’i përmbahet politikës së saj “dinamike” zero-COVID, ndërsa kërkon të stabilizojë punësimin dhe çmimet në gjysmën e dytë të 2022, raportoi media shtetërore, pasi Byroja Politike 25 anëtarësh e kryesuar nga Presidenti, Xi Jinping u takua për të vlerësuar ekonominë.
Kina pritet nga analistët të humbasë objektivin e saj të rritjes ekonomike për vitin 2022, prej rreth 5.5%, për herë të parë që nga viti 2015, me ekonominë e saj prej 18 trilion dollarësh të goditur këtë vit nga kufizimet e gjera të COVID duke përfshirë bllokime të plota të qyteteve si Shangai. /UBTNews/