Pas një takimi midis ministrave të jashtëm kinez dhe rus, Kina tha se marrëdhëniet e të dy vendeve “i kanë rezistuar provës së re të ndryshimit të peizazhit ndërkombëtar”.
“Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për të çuar marrëdhëniet Kinë-Rusi në një nivel më të lartë në epokën e re”, tha të mërkurën Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, pas takimit me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov në provincën Anhui.
Në një deklaratë, Wang Yi shprehu gjithashtu mbështetjen për Rusinë dhe Ukrainën “në tejkalimin e vështirësive dhe vazhdimin e bisedimeve të paqes”, si dhe për “përpjekjet e bëra nga Rusia dhe palët e tjera për të parandaluar një krizë humanitare në shkallë të gjerë”./UBTNews/