Kina vazhdon të ketë ndikim të madh në Ballkan përmes projekteve të infrastrukturës dhe energjisë.
Ky vend ka filluar gjithashtu të krijojë lidhje më të forta politike në rajon, duke ndërtuar një partneritet gjithëpërfshirës me Serbinë.
Mali i Zi është potencialisht tërheqës për Kinën për një numër arsyesh.
Ai i jep Pekinit një prani evropiane në bregdetin e Adriatikut. Ndikimi i shtuar mund të jetë i dobishëm nëse Podgorica i bashkohet BE-së.
Një shportë e vogël blerjeje e mbushur me vaksina kundër COVID-19 mbi një flamur kinez.
Kina po krijon shteg në Ballkan përmes “diplomacisë me vaksina”
Për Brukselin, mënyra se si vendos ta drejtojë këtë situatë, do të ndikojë në besueshmërinë e tij në Ballkan, e cila është ndikuar negativisht gjatë pandemisë, për shkak të vonesave në furnizimin me pajisje mjekësore dhe vaksina.
Bashkimi Evropian është investitori dhe tregu kryesor i rajonit dhe po eksploron rrugë të tjera për ta ndihmuar Podgoricën.
Më 12 prill, ministri francez i Çështjeve Evropiane, Clement Beaune, shkroi në Twitter se Parisi po punon me Komisionin Evropian për të gjetur një zgjidhje për problemin e borxhit të Malit të Zi dhe “për ta zvogëluar varësinë nga Kina në Ballkan”. (RFE)