UBT News

Kina mohon t’i ketë kërkuar Rusisë ta shtyjë sulmin në Ukrainë deri në përfundimin e Lojërave Olimpike

Një raport i inteligjencës perëndimore pretendon se zyrtarët kinezë në fillim të shkurtit kërkuan nga zyrtarët e lartë rusë të prisnin derisa të përfundojnë Lojërat Olimpike të Pekinit para se të fillonin pushtimin e Ukrainës, thanë zyrtarët amerikanë të mërkurën.

Zyrtarët amerikanë e shohin gjerësisht raportin si të besueshëm, por të dhënat e tij janë të hapura për interpretim, sipas një burimi të njohur me inteligjencën. Edhe pse kërkesa raportohet se u bë gjatë kohës sa presidenti rus, Vladimir Putin, vizitoi Pekinin në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike ku u takua me presidentin kinez, Xi Jinping, nuk dihet ende nëse Putin e adresoi këtë çështje drejtpërdrejt me Xi, shtoi burimi.

Liu Pengyu, një zëdhënës i ambasadës kineze në Uashington, tha: “Pretendimet e përmendura në raportet përkatëse janë spekulime pa asnjë bazë dhe kanë për qëllim të fajësojnë dhe njollosin Kinën”./UBTNews/

Exit mobile version