Marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë ngecur dhe po përballen me vështirësi serioze, i tha një nga zyrtarët e lartë të Pekinit zëvendëssekretares së Shtetit të SHBA-së në një vizitë zyrtare.
Zëvendësministri i Jashtëm kinez, Xie Feng ia bëri këto komente Wendy Shermanit, zyrtares më të lartë të SHBA që vizitoi Kinën, që kur Joe Biden mori detyrën si president.
“Ne nxisim SHBA të ndryshojnë politikat e saj mashtruese dhe të rrezikshme”, theksoi Xie.
”Disa amerikanë e përshkruajnë Kinën si një armik imagjinar dhe demonizimi i Kinës mund të jetë një përpjekje e SHBA për të shpërqendruar publikun nga problemet e tyre të brendshme”, shtoi Xie.
Sherman pritet gjithashtu të takohet me ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi.