UBT News

Kina këmbëngul se të dhënat zyrtare sa i përket Covid janë transparente

Kina ka këmbëngulur se të dhënat që publikon për vdekjet nga Covid-19 kanë qenë gjithmonë transparente, raportuan mediat shtetërore, pavarësisht se shifrat zyrtare janë të vogla në krahasim me vendet e tjera dhe spitalet e saj të mbingarkuara me infeksione.

Një organ kombëtar i kontrollit të sëmundjes tha se kishte rreth 5,500 raste të reja lokale dhe një vdekje të premten, por me përfundimin e testimit masiv dhe heqjen e disa masave Covid, ato shifra nuk besohet se pasqyrojnë më realitetin. Disa ekspertë vlerësojnë se mund të ketë deri në 9,000 vdekje në ditë.

“Kina ka publikuar gjithmonë informacione për vdekjet nga Covid-19 dhe rastet e rënda në frymën e sinqeritetit dhe transparencës”, tha Jiao Yahui nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC).

“Kina ka qenë gjithmonë e përkushtuar ndaj kritereve shkencore për gjykimin e vdekjeve nga Covid-19, nga fillimi në fund, të cilat janë në përputhje me kriteret ndërkombëtare”, tha Jiao.

NHC tha javën e kaluar se nuk do të publikonte më një numër zyrtar ditor të vdekjeve nga Covid.

Firma e analizave së rrezikut shëndetësor Airfinity tha se aktualisht vlerëson 9,000 vdekje ditore dhe 1.8 milion infeksione në ditë në Kinë, ndërsa pret gjithashtu 1.7 milion vdekje në të gjithë vendin deri në fund të prillit 2023./UBTNews/

Exit mobile version