Kina dhe Rusia kanë përfunduar një stërvitje të përbashkët ajrore dhe detare në Detin e Japonisë pas katër ditësh, tha ministria kineze e mbrojtjes.
Më shumë se 10 luftanije dhe 30 avionë nga të dyja palët morën pjesë në stërvitje, e cila kishte për qëllim “ruajtjen” e sigurisë së rrugëve ujore.
Drejtori kinez i stërvitjeve Qiu Wensheng i përshkroi stërvitjet si një “lëvizje të madhe” në mbrojtjen e rrugëve ujore të rëndësishme strategjike, ndërsa rusi Calery Kazkov tha se kishte “forcuar” aftësinë e tyre për të trajtuar kërcënimet ushtarake.
Stërvitja ishte gjesti më i madh i bashkëpunimit të zgjeruar ushtarak midis dy vendeve dhe erdhi në një kohë të aktivitetit të shtuar të sigurisë midis SHBA-së dhe aleatëve të saj kryesorë aziatikë./UBTNews/