Liderët e G7 bënë një vlerësim të situatës të zbatimit së të drejtave të njeriut në rajonin me shumicë myslimane Xinjiang, bënë thirrje që Hong Kongu të ketë një nivel të lartë autonomie dhe nënvizuan nevojën e paqes dhe stabilitetit në Ngushticën e Tajvanit – të gjitha çështje të një ndjeshmërie të lartë për Pekinin.
Ambasada e Kinës në Londër tha se ishte shumë e pakënaqur dhe i kundërshtoi deklaratat mbi rajonin Xinjiang, Hong-Kongun dhe Tajvanin, duke thënë se ekspozojnë “qëllimet dashakeqe të disa vendeve, si Shtetet e Bashkuara”.