E ardhmja e Joshua Kimmich te Bayerni është ende në dyshime. Barcelona ka shprehur interes për shërbimet e futbollistit.
Mundësitë që mesfushori të largohet nga kampionët në fuqi të Gjermanisë duket se janë të mëdha për shkak të situatës kontraktuale që ai ka. Kimmich nuk e përjashton largimin e mundshëm nga bavarezët pas gati një dekade të veshur me fanellën e Bayern Munich. Teksa kontrata e tij skadon në vitin 2025, kështu që ai synon të negociojë me drejtuesit e klubit para Kampionatit Evropian për të sqaruar të ardhmen e tij.
Në anën tjetër, në rast se nuk arrihet një marrëveshje rinovimi, Bayern do ta vendosë atë në listën e transferimeve për të shmangur largimin e tij me parametra zero në vitin e ardhshëm. Mirëpo sipas mediave gjermane, dyshohet se Barcelona mund të ndërmarrë një operacion që do të shkonte në një shumë prej 70 deri në 80 milionë euro për të siguruar shërbimet e lojtarit.
Sigurisht Bayern do të konsideronte një shkëmbim me Ronald Araujon, një qendërmbrojtës për të cilin gjermanët kanë qenë të interesuar prej kohësh./UBTNews/