Ajo u përfol se po ndryshonte markën e saj KKW Beauty duke larguar shkronjën “W” pasi paraqiti kërkesën për t’u divorcuar nga burri i saj, Kanye West.
Por tani Kim Kardashian u përpoq të markonte “SKKN” si emrin e ri të markës së saj pasi ajo tashmë është në pronësi të një kompanie tjetër.
Kompania e ka bërë të qartë në dokumentet ligjore që ata operojnë si një faqe interneti nën emrin SKKN. Kjo çështje u ngrit nga Beauty Concepts LLC, të cilët tashmë kanë qenë në kontakt me avokatët e yllit të KUWTK.
Avokati i Kardashian, Michael G. Rhodes, tregoi se ekipi i saj nuk dëshiron të ndërhyjë në praktikat e Beauty Concepts LLC dhe që ata ende lejohen ligjërisht të përdorin emrin SKKN, transmeton Klankosova.tv.