UBT News

Kim Kardashian tregon se çfarë çoi drejt ndarjes me Kanye West

Ylli televiziv, Kim Kardashian në një intervistë për Vogue që së fundi u publikua, tregoi se çfarë çoi drejt ndarjes me Kanye West.

“Për një kohë të gjatë i bëra të tjerët të lumtur. Mendoj se në dy vitet e fundit vendosa se dua ta bëjë veten të lumtur. Dhe kjo është ndjenjë shumë e mirë. Dhe nëse kjo solli ndryshime dhe çoi drejt divorcit, mendoj se është e rëndësishme të jesh i sinqertë me veten rreth asaj se çfarë të bën vërtetë të lumtur. E zgjodha veten. Mendoj se është në rregull ta zgjedhësh veten”, deklaroi ajo.

Kardashian dhe West u martuan në vitin 2014, ndërsa në shkurt të vitit 2021 Kim bëri kërkesë për divorc. Në kopertinën e revistës Vogue ajo u shfaq me katër fëmijët e tyre, North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Disa fotografi të tyre i publikoi në Instagram reperi Ye, të cilat i shoqëroi me mbishkrimin: “Të lutem Zot kthema familjen time”.

Të dy janë në lidhje dashurie. Kardashian u pa me yllin e “SNL”, Pete Davidson, kurse West është në lidhje me aktoren Julia Fox./UBTNews

Exit mobile version