UBT News

Kim Kardashian po përgatitet për “Saturday Night Live”

Kim Kardashian është vetëm disa ditë larg nga debutimi i saj në “Saturday Night Live”.

Kim u pa duke ngrënë me anëtarët e kastit të “SNL” këtë javë, para natës së saj të madhe.

Ajo ka filluar provat gjatë së mërkures. “Ajo është vërtet e emocionuar, por nervoze”, tha një burim për CNN.

Halsey do të jetë interpretuesja e ftuar të shtunën, transmeton UBT News.

Kur u njoftua në fillim të këtij muaji se Kim Kardashian do të ishte në mesin e të ftuarve për të drejtuar “SNL” këtë sezon, disa e vunë në dyshim zgjedhjen.

Aktorja Debra Messing shkroi në Twitter: “Pse Kim Kardashian? Dua të them, e di që ajo është një ikonë kulturore, por SNL ka moderatore, në përgjithësi, të cilët janë interpretues të cilët janë atje për të promovuar një film, shfaqje televizive ose lansim albumesh”.

Themeluesi i Tesla-s, Elon Musk gjithashtu nxiti kritika në lidhje me përzgjedhjen e tij gjatë muajit maj./UBTNews/

Exit mobile version