Procesi i ndarjes së Kim Kardashian dhe Kanye West rezulton të jetë edhe më i shëmtuar sesa që kanë pritur fansat.
Në trailerin e ri për “The Kardashians” që do të transmetohet në Hulu, themeluesja e “Skims” ndau një koment në lidhje me atë që i tha ish-bashkëshorti, reperi Kanye West.
“Është vërtet vështirë me Kanyen. Ai më tha se karriera ime ka mbaruar”, deklaroi ajo.
Kim i tha më parë revistës Variety se West filmoi disa skena për shfaqjen e re të familjes para se lidhja e tyre të shkatërrohej plotësisht. Mbetet të shihet nëse West do t’i përgjigjet asaj.
Është gjithashtu e paqartë se çka do të transmetohet në lidhje me ndarjen e tyre, pasi themeluesja e “KKW Beauty” është përpjekur të mbajë çështjet e tyre private larg syrit të mediave – pavarësisht se West insiston të bëjë gjithçka publike.
“Unë nuk mendoj se do ta kritikoja ndonjëherë babanë e fëmijëve të mi në shfaqjen time televizive. Nuk është në të vërtetë ajo që jam unë, dhe nuk besoj që kjo do të më bënte të ndihem mirë”, tha ajo në një intervistë për Variety.
“The Kardashians” do të shfaqet premierë më 13 prill./UBTNews/