Kim Kardashian, 42 vjeç, ka folur në podcastin Angie Martinez IRL për vështirësitë e rritjes së fëmijëve të saj me ish-bashkëshortin, Kanye West, i cili kohët e fundit e ka gjetur veten në mes të polemikave pasi ka shprehur komente të akuzuara racore kundër popullit hebre në disa raste.
Ish-çifti së fundmi kanë finalizuar divorcin dhe tani po ndajnë përgjegjësitë e fëmijëve të tyre. Në intervistë, Kardashian tha se ka qenë një luftë për t’i mbajtur fëmijët e saj larg nga gjithë drama që rrethon divorcin e prindërve të tyre. Ajo mendon, “Nëse ata nuk i dinë gjërat që thuhen ose çfarë po ndodh në botë, pse do t’ua sjell ndonjëherë atë energji? Kjo është me të vërtetë e rëndë për të rriturit – me të cilën ata nuk janë gati të merren”.
Ajo mendon se fëmijët e saj do ta falënderojnë më vonë për mos-bërjen publike të pikëpamjeve të saj kundër West.
“Një ditë fëmijët e mi do të më falënderojnë që u ula këtu dhe nuk e shava babin e tyre kur munda”. Më tej Kardashian shtoi, “ata do të më falënderojnë dhe unë do t’i përgjigjem privatisht çdo gjëje që duan të dinë”.
Ajo ka kujtuar edhe babain e saj të famshëm, avokatin Robert Kardashian dhe ka thënë se dëshiron t’u dhurojë fëmijëve të saj kujtime të lumtura ashtu siç i kishte dhuruar babai dhe motrat e saj ndërsa ata ishin duke u rritur.
“Kam pasur babanë më të mirë, kam pasur kujtimet më të mira dhe përvojën më të madhe dhe kjo është gjithçka që dua për fëmijët e mi”, duke shtuar më tej, “Kjo është ajo që do të dëshiroja për ta”./UBTNews/