Kim Kardashian është shumë e lumtur.
Të mërkurën, ylli i “The Kardashians” u shfaq në shou-in e Ellen DeGeneres ku foli për zyrtarizimin e lidhjes së saj me Pete Davidson.
“Mendoj se nuk është zyrtare derisa nuk poston fotografi. Kemi fotografi shumë të bukura dhe nganjëherë them ‘Oh Zoti im, jemi shumë të ëmbël’ dhe pastaj them “Mos ji kaq e dëshpëruar. Mos posto kaq shumë, vetëm bëni një paraqitje të shkurtër”, deklaroi mes tjerash Kim.
Zyrtarizimin e lidhjes Kim e bëri më 11 mars. Ajo publikoi dy fotografi me të dashurin e saj, Pete Davidson./UBTNews/