UBT News

Kim Kardashian është zyrtarisht fytyra më e re e Balenciaga-s

Më pak se një muaj pasi ish-bashkëshorti i saj, Kanye West njoftoi bashkëpunimin me Demnan dhe GAP, Kim Kardashian tani ka zbuluar se është fytyra e re e markës Balenciaga.

Ajo shihet përkrah muzave të tjera të shtëpisë, mes tyre dhe Isabelle Huppert, në një seri imazhesh në shtëpi të shkrepura nga Stef Mitchell.

Shtëpia e modës njihet se ka eksperimentuar me kampanjat e saj unike, duke përzgjedhur Justin Bieber në tre nga kampanjat e tyre dhe duke bashkëpunuar me “The Simpsons”. Është e qartë se Demna Gvasalia, drejtori kreativ i Balenciaga-s, është i fiksuar për të shfaqur markën më ndryshe secilën herë.

Kim Kardashian është parë në shtëpinë e saj në Calabasas, Huppert në Paris, ndërsa Bieber është fotografuar në studion e tij në Los Angeles.

Përtej projekteve të saj, kjo është kampanja e parë e modës e Kim që nga viti 2014, kur ajo dhe Kanye West kryesuan koleksionin e Balmain./UBTNews/

Exit mobile version