Kim Kardashian është pronarja e re e një gjerdani që dikur e mbante Princesha Diana. Kryqi i Attallah doli në shitje në ankand në Sotheby’s të Londrës të mërkurën.
Ajo mori pjesë në ankandin vjetor të Sotheby’s Royal & Noble të mërkurën dhe u largua me copën e mrekullueshme, e cila përmban gurin e çmuar ametistë me prerje katrore të theksuar nga 5.25 karat diamante dhe ka përmasa afërsisht 136 x 95 mm.
Është një varëse e viteve 1920 nga stilisti i bizhuterive luksoze Garrard. Këtë gjerdan Princesha Diana e ka vendosur në shumë raste të rëndësishme.
Gjerdani u ble për herë të parë nga biznesmeni Naim Attallah në vitet 1980, i cili për shkak të miqësisë së tij me Dianën, ia dha asaj disa herë hua gjatë shumë viteve.
Ylli Kardashian pagoi 163 mijë e 800 funta për gjerdanin./UBTNews/