UBT News

Kim kaloi provimin e jurisprudencës

Kim Kardashian është një hap më afër ëndrrës për t’u bërë avokate, pasi kaloi një provim kyç, atë të jurisprudencës, në përpjekjen e saj të katërt.

Lajmin e konfirmoi ajo përmes rrjeteve sociale, duke iu kërkuar fansave që të mos heqin dorë nga ëndrrat.

41-vjeçarja ka vite të tëra që po lobon duke mbrojtur reformën në drejtësinë penale, duke përfshirë lobimin në Shtëpinë e Bardhë.

Pa një diplomë universitare, ajo ka studiuar në një rrugë praktike alternative nën mentorimin e mbikëqyrur të avokatëve.

Asaj i ishte thënë më parë se udhëtimi i saj do të ishte “afër të pamundurës” dhe “më i vështirë se rruga tradicionale e shkollës juridike”. Por të hënën ajo njoftoi se e kaloi këtë provim, në përpjekjen e saj të katërt./UBTNews

Exit mobile version