Kim Kardashian ka zbuluar së fundmi në ribashkimin “Keeping up with the Karadashians” se ajo mban bizhuteri të rreme .
Kim ka treguar se pas grabitjes që i ndodhi në vitin 2016 në Paris ajo ka frikë të mbajë në kasafortën e saj bizhuteri të shtrenjta.”Sa i përket bizhuterive, ato janë ose të huazuara ose të rreme. Unë nuk sjell bizhuteri të shtrenjta në shtëpi. Ia jap sigurisë para se të hyj në shtëpi. Nuk mund të fle nëse kam bizhuteri në kasafortë, ose para. Nuk mund të jetoj më ashtu “, rrëfeu Kim.