UBT News

Kim Jong Un feston 68-vjetorin e Luftës së Koresë

Kim Jong Un ka festuar me shumë pompozitet 68-vjetorin e Luftës së Koresë me një paradë ushtarake ku morën pjesë edhe mijëra veteranë. Qielli në Penian u ndriçua nga fishekzjarrët, ndërsa të gjithë bënë homazhe para monumentit përkujtimor të asaj që koreano-veriorët e quajnë Lufta për Çlirimin e Atdheut.

Festa përkujtoi ditën kur u firmos edhe armëpushimi, që i dha fund Luftës së Koresë, ku Veriu mbështetej nga Kina, ndërsa Jugu nga Shtetet e Bashkuara. Konflikti zgjati nga viti 1950 deri në vitin 1953.

Megjithatë, edhe pse kanë kaluar thuajse 7 dekada, armëpushimi nuk është zëvendësuar me një traktat paqeje dhe Gadishulli Korean është teknikisht ende në gjendje lufte. Aty janë vendosur 28 500 trupa amerikane, të pozicionuara në Korenë e Jugut.

Në ditët e fundit, të dyja shtetet njoftuan se liderët Kim Jong Un dhe presidenti koreano-jugor, Moon Jae-in, kanë shkëmbyer disa herë letra me njëri-tjetrin që prej muajit prill, ku kanë vendosur të rinisin kanalet e komunikimit.

Exit mobile version