Raportohet se Kim Kardashian nuk e ka në plan ta heqë mbiemrin e ish-bashkëshortit, Kanye West, edhe pas ndarjes me të.
40-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve, thotë se do ta mbajë mbiemrin e ish-bashkëshortit për hir të fëmijëve të saj, meqë konsideron se është e rëndësishme ta kenë të njëjtin mbiemër.
Sipas TMZ, burimet thonë se Kim do ta mbajë mbiemrin Kardashian West, dhe e mbështet plotësisht Kanyen i cili po synon që ligjërisht ta ndryshojë emrin e tij në Ye.
Kim dhe Kanye kanë katër fëmijë, vajzat North dhe Chicago, dhe djemtë Saint dhe Psalm. Të gjithë fëmijët e tyre mbajnë mbiemrin West, dhe Kim zgjodhi të mbajë emrin West edhe pas ndarjes së saj nga Kanye në vend që të mbante vetëm mbiemrin e vajzërisë Kardashian. Kështu ajo po synon ta ketë një ‘familje të bashkuar’.
Në anën tjetër, Kanye po synon ta ndryshojë emrin e tij në Ye. Raportohet se Kanye tha se këtë po e bën për arsye personale, mirëpo nuk dha detaje tjera./UBTNews