UBT News

Kid Cudi ndan trailerin e dokumentarit “A Man Named Scott”

Reperi i njohur amerikan, Kid Cudi është subjekt i dokumentarit, “A Man Named Scott”.

Filmi i cili vjen me regji të Robert Alexanderit, e paraqet rrugëtimin e muzikantit përgjatë një dekade të vendimeve kreative, sfidave dhe sukseseve të arritura përmes muzikës, e cila vazhdon t’i prekë dhe fuqizojë miliona fansa të tij anembanë botës.

Ky dokumentar do të shfaqet premierë në Amazon Prime Video më 5 nëntor.

A Man Named Scott | Official Trailer | Prime Video

“Krijimi i një diçkaje të re dhe ndihma ndaj njerëzve, ka qenë gjithmonë arratisje për mua. Është ndjenjë çliruese. Çdo gjë që bëj është për t’i ndihmuar njerëzit disi. Si mund të bëj diçka që i inspiron apo ndihmon personat e lënduar dhe të humbur në jetë? Prandaj, më duhej të ndjeja diçka të veçantë me anë të muzikës sime. Dëshiroja t’iu ofrojë fansave të mi, diçka që nuk e kanë dëgjuar më parë”, dëgjohet reperi duke thënë në trailerin e dokumentarit./UBTNews

Exit mobile version