UBT News

Kianas dhe trajnerit Pupovci nuk u lejohet pjesëmarrja në ceremoninë hapëse të LOD Pekin 2022

Sot do të mbahet ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore Pekin 2022, ku Kosova do të përfaqësohet nga dy sportistë, respektivisht skitarët Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu.

Po ashtu, ishte paraparë që gjatë kësaj ceremonie flamurin e Kosovës ta bartin Albini dhe Kiana, por që kësaj të fundit tani nuk i është lejuar pjesëmarrja. Së bashku me Kiana Kryeziun, pjesëmarrja gjatë kësaj ceremonie nuk do t’i lejohet edhe trajnerit Agim Pupovci, pasi që ky i fundit ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas organizatorëve, Kryeziu është konsideruar si kontakt i mundshëm me persona tjerë, për çka nuk i lejohet të marrë pjesë në ceremoni, edhe pse është duke stërvitur dhe ka rezultuar negativ në testet per COVID-19.

KOK ndjen keqardhje qe përkundër përpjekjeve të vazhdueshme për t’ia mundësuar Kianës dhe Agimit pjesëmarrjen, një gjë e tillë nuk ishte e mundur.

Exit mobile version