Kiana Kryeziu ka fituar medaljen e argjendtë në garën e së mërkurës që po organizohet në Mal të Zi.
Në garën e së mërkurës ku po marrin pjesë 18 vende të ndryshme, Kiana u radhit e 2-ta në disiplinën e Sllallomit (SL) dhe të cilës i duhen edhe 3 rezultate për të e kompletuar normën Olimpike.
Arba Pupovci u radhit e 7-ta dhe arriti 215 pikë të FIS-it. Fatkeqësisht gara e SL e paraparë për gjininë e meshkujve është anuluar për shkak të kushteve jo të përshtatshme të borës.
Me këto suksese, rruga drejt Pekin 2022 po bëhet gjithnjë e më e sigurt për Kosovën.