Ylli i reality show në lidhje me këtë foli gjatë një video-promoje të ribashkimit të tyre special.
Në klip, prezantuesi Andy Cohen e pyeti nëse Khloe e mbajti protagonizmin e emisionit pasi që u hap në lidhje me jetën e saj personale më shumë se anëtarët e tjerë të familjes.
“Khloe, në sezonin e 17-të ti e vure në pah se në sezonet e fundit ke ndarë me ndjekësit shumë më shumë detaje nga jeta personale se sa Kourney, Kendall, Kylie dhe nëna juaj. A mendon se e ke mbajtur gjallë emisionin në disa prej sezoneve të kaluara?”, pyeti ai.
“Dua të them se ka pasur raste që mendoj se ndoshta (ishte) ajo nëpër të cilën po kaloja, sepse mund të thuash gjithashtu se ngjarja zhvillohet gjithashtu edhe rreth Kourney dhe Scott në fillim, gjithçka ishte rreth tyre. Por mbase nuk po ndodhnin gjëra shumë interesante në jetën e njerëzve të tjerë”, tha jo.
Kur u këshillua të shtjellonte më shumë, ajo u shpreh: “Epo unë mendoj se Kourtney mësoi nga ajo se sa ishte publiku i involvuar në lidhjen e saj me Scott, dhe kjo e bëri që të mos dëshironte të ndante marrëdhëniet e saj të ardhshme”.
“Neve nuk na lejohej të flisnim për këtë e as ta përmendnim të dashurin e saj, edhe pse gjithandej kishte fotografi paparacësh. Kështu që ishim të zhgënjyer nga kjo ndalesë që na e bënte Kourtney”, përfundoi Khloe.
Burimi: KlanKosova