UBT News

Khloe Kardashianit i është hequr një tumor ‘i rrallë’ nga fytyra

Ylli Khloe Kardashian ka zbuluar se i është hequr një tumor “tepër i rrallë” nga fytyra.

38-vjeçarja shpjegoi përmes një storie në Instagram se u trajtua për një “gungë të vogël”, pasi ajo e kuptoi se “nuk po lëvizte” pas shtatë muajsh.

Asaj i thanë mjekët se “do të duhej të bënte një operacion të menjëhershëm”. Ajo tha se ndau përvojën e saj pasi pa “histori të shumta”.

Ylli i reality TV shtoi se shpresonte se kjo do t’i inkurajojë të tjerët që të vizitojnë mjekun nëse vërejnë ndryshime në lëkurën e tyre./UBTNews/

Exit mobile version