Ylli i “Keeping up with Kardashians”, Khloe Kardashian, njoftoi se u infektua me COVID-19. Ajo ka publikuar një video, teksa tregon se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
“Po qëndroj në dhomë. Do të jetë mirë, por isha keq për disa ditë”, deklaroi ajo.
Ndërkaq në video shfaqet edhe Kim Kardashian, e cila thotë se mezi po pret ta kuptojë rezultatin për Khloe.
“Mendoj, parandjenja më thotë se ajo është me COVID-19, sepse është shumë keq. Dhe kjo më frikëson mua”, deklaroi ajo.
Kardashian gjithashtu ka ndarë simptomat e saj, si të vjella, kollitje, dridhje si dhe dhimbje koke, duke shtuar se ishte ndryshe nga migrena e saj e zakonshme./UBTNews