Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson duket se i dhanë edhe një shancë të dytë lidhjes së tyre.
Ata u shfaqën bashkë në festën e ditëlindjes së bashkëshortes të LeBron James në Los Angeles, mbrëmjen e së premtes.
Ylli 37-vjeçar veshi një fustan të zi të ngushtë me çizme mbi gjunjë dhe qëndroi pranë Tristanit gjatë gjithë natës. Ata ishin bashkë, por raportohet se kanë dalë ndaras nga lokali.

Tristan dhe Khloe janë përballur me akuza të shumta për tradhti gjatë lidhjes së tyre pesëvjeçare, e cila filloi menjëherë pasi Tristan u nda me modelen Jordan Craig./UBTNews