UBT News

Khloe Kardashian akuzohet se ‘ka shkelur të drejtën e autorit’ pasi ndau një foto të Bella Hadid

Khloé Kardashian po përballet me një padi për ndarjen e fotove të modeles Bella Hadid e veshur me markën e saj, Good American, në faqen e saj personale në Instagram, përcjell UBT News.

Alo Photography ka paditur markën e veshjeve të Khloe për të rikuperuar dëmin e dyshuar të “shkeljes së të drejtës së autorit”, sipas dosjeve gjyqësore të marra nga In Touch, duke pretenduar se kompania zotëron të drejtat për fotografitë që Khloe ka shpërndarë në shkurt të vitit 2017.

Në fotot e ngarkuara nga Kardashian në atë kohë, supermodelja Hadid kishte veshur një xhaketë lëkure dhe një palë xhinse të bëra nga Good American, ku shihej duke dalë nga një apartament.

Pala paditëse argumentoi se Kardashian i përdori këto foto për të “promovuar” biznesin e saj duke i rishpërndarë ato në llogarinë e saj personale, që numëron rreth 200 milionë ndjekës.

Imazhet janë hequr nga llogaria e Kardashian, por Alo Photography po kërkon gjithashtu një urdhër që ndalon kompaninë e Khloe të përdorë ndonjë nga fotot e tyre në llogaritë e tyre në media sociale në të ardhmen, përveç fitimeve “që i atribuohen shkeljeve” të bëra në 2017./UBTNews/

Exit mobile version