Mesfushori francez, Khéphren Thuram ka zbarkuar në Torino për t’iu nënshtruar testeve mjekësore te Juventusi.
Thuram është në prag të bashkimit me Juventusin dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me gjigantin italian sot.
Ai zbarkoi në aeroportin Caselle pak më parë dhe po shkon në klinikën private të klubit J Medical.
Thuram më pas do të nënshkruajë kontratën e tij dhe do të kompletojë një transferim prej 23 milionë eurosh.
Thuram do të shpallet si transferimi i tretë i Juventusit pas Douglas Luiz dhe Michele Di Gregorio. Mesfushori francez mbërriti në Torino me babain e tij, Lilian, një ish-mbrojtës i Juventusit dhe Parmas.
Vëllai i Khéphren, Marcus, luan për Interin dhe është pjesë e skuadrës së Francës në Euro 2024.