Amir Khan ka folur për herë të parë pasi u publikua lajmi se ai dështoi të kalojë një test droge pas luftës së tij kundër Kell Brook vitin e kaluar.
Ish-kampioni i botës në peshën super të lehtë rezultoi pozitiv në substancën e ndaluar ostarine dhe ai është përjashtuar nga të gjitha sportet për dy vjet, megjithëse tashmë është tërhequr nga boksi.
Duke folur për “Sky Sports News”, Khan tha“Sapo kam dëgjuar për këtë tani, kështu që nuk kam asnjë koment për momentin, por do të jem në kontakt, do t’ju jap verdiktin tim”.
Khan më pas u pyet nëse testi i dështuar është një pranim që ai mashtroi në ballafaqimin e tij me Brook dhe ai u përgjigj“Unë kurrë nuk kam mashtruar, unë jam një luftëtar në pension. Në të njëjtën kohë, ju mund të shihni nga performanca ime, performanca ime kundër Kell Brook nuk ishte performanca më e mirë që kam pasur”, shtoi ai.
Sipas UKAD (UK Anti-Doping), ostarina është një modulator selektiv i receptorit të androgjenit (SARM) i cili është një ilaç i krijuar për të pasur efekte të ngjashme me testosteronin.
Suplementet dietike që përmbajnë ostarinë zakonisht pretendojnë të nxisin ndërtimin e muskujve.