KFOR-i po vazhdon të mbështesë zhvillimin e një Kosove të qëndrueshme dhe paqësore dhe po kryen misionin e tij për të siguruar një të ardhme më të mirë, me respekt të veçantë për të rinjtë.
Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak civil, Komanda Rajonale-Perëndim dhuroi tabela vizatimi për laboratorin e artit në institutin “Odhise Paskali”, në komunën e Pejës.
KFOR-i mbështet iniciativa që përmirësojnë të ardhmen e popullsisë, në veçanti brezin më të ri përmes projekteve dhe donacioneve që ky mision zbaton çdo ditë për një Kosovë më të mirë, thuhet në një postim në Facebook.