UBT News

KFF Mitrovica e akuzon për kurdisje të ndeshjes KFF EP Hajvalinë, reagon kjo e fundit

Të mërkurën me fillim nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futboll në kategorinë e femrave. KFF Mitrovica dhe KFF EP Hajvalia do të përballen mes vete.

KFF Mitrovica me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook e ka akuzuar kundërshtaren për kurdisje, duke thënë: “Jemi të vetëdijshëm që nuk do jetë përballje e lehtë, duke pasur parasysh forcën e kundërshtarit jo shumë në fushë, sa e ka jashtë fushe, i cili gjatë këtij edicioni ka treguar atë “fuqinë” e vetë në mënyra jo sportive, me të cilat po mundohen të na godasin pabesisht, por ne nuk do të qëndrojmë duarkryq, do të luftojmë në fushë t’i arrijmë sukseset tona, kurse për lojërat josportive dhe të ndëshkueshme sipas ligjit dhe rregullave të futbollit të kundërshtarit do të merren organet përgjegjëse”.

Ky postim i tyre ngjalli reagimin e KFF Hajvalisë, ku presiedenti i këtij ekipi, Xhavit Pacolli ka kundërshtuar një gjë të tillë.

“Ky veprim nga ana e skuadrës kundërshtare në prag të finales së madhe të Kupës së Kosovës, është vetëm shpifje nga ana e tyre. Skuadra jonë asnjëherë nuk ka bërë kurdisje të ndeshjeve dhe kjo gjë është konfirmuar në rezultatet tona”, thuhet mes tjerash në reagim.

Në Sigal Superligën e femrave në futboll, këto dy ekipe kanë qenë gjithmonë më të avancuara se ekipet tjera dhe ndajnë pikët e barabarta në krye të tabelës me nga 53 sosh./UBTNews/

Exit mobile version