KF Prishtina njoftoi se ka rinovuar kontratat me katër futbollistë të saj. Mesfushorët, Lorik Boshnjaku dhe Endrit Krasniqi, kanë arritur marrëveshje disavjeçare, kurse portierët Eglant Haxho e Alban Muqiqi njëvjeçare.
“Boshnjaku, 25 vjeç, me fanellën e Prishtinës është nga janari i vitit 2015. Me Prishtinën ka regjistruar 145 ndeshje zyrtare, larg futbollisti aktiv me më së shumti paraqitje.Krasniqi, në tetor mbush 26 vite, me fanellën e Prishtinës është nga janari i vitit 2015 dhe për disa vite me ndërprerje ka regjistruar 84 paraqitje zyrtare. Muqiqi, në nëntor mbush 25 vite, është fëmijë i Prishtinës duke e mos e ndërruar asnjëherë skuadrën për të cilën ka regjistruar 47 paraqitje zyrtare.Haxho, në muajin nëntor mbush 32 vite, pjesë e Prishtinës është nga viti 2019 me që rast ka regjistruar 8 paraqitje zyrtare me skuadrën bardhekaltër.”, thuhet në njoftimin e KF Prishtinës./UBTNews