UBT News

KF Llapi vendos që t’i vazhdojë garat

KF Llapi ka vendosur që t’i vazhdojë garat. Kjo vendim u mor pas takimit që e kanë pasur me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi si dhe nënkryetarin, Agim Dibrani, ku mes tjerash u diskutua edhe për ndeshjen e djeshme ndërmjet Llapit dhe Dritës

Në takimin e sotëm, kryetrajneri i KF Llapi, Tahir Batatina shfaqi brengën e tij në lidhje me referimin nga fillimi i këtij edicioni, duke menduar seriozisht tërheqjen nga garat e Superligës për këtë edicion. Por krerët e FFK-së theksuan që KF Llapi e meriton të jetë pjesë e Superligës dhe më nuk do ketë tendenca dhe dëmtime ndaj klubit.

“Pas takimit me FFK-në, u organizua mbledhja online me kryesinë e klubit, të cilët edhe pse të tronditur nga referimi i djeshëm, menduan që duhet të jemi në gjendje gatishmërie të zhvillojnë kampionatin deri në fund, pa marrë parasysh ngjarjet e ndodhura së fundmi në dëm të KF Llapit”, njofton KF Llapi./UBTNews

Exit mobile version