UBT News

KF Llapi fitues i Kupës së Kosovës në edicionin 2021/22

Ekipi llapjan e mposhti skuadrën e Dritës nga Gjilani, në finalën e Kupës së Kosovës për edicionin 2021/22. Kjo ndeshje u zhvillua mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Ndeshja filloi e zjarrtë pasiqë llapjanët kaluan në epërsi me fillim të ndeshjes, kur Francisco Rivera, në minutën e gjashtë shënoi supergol nga gjuajtja lirë. Ish-kapiteni i Llapit, Hamdi Namani që tani mban fanellën e Dritës, barazoi shifrat në minutën e 37’ për të mbyllur pjesën e parë një me një.

Pjesa e dytë filloi në të mirën e Llapit, goditjen e fortë të Arbnor Ramadanit, e devijoi Almir Ajzeraj duke dërguar topin në rrjetën e skuadrës së tij dhe për t’i rikthyer epërsinë e llapjanëve. Ky doli të jetë edhe goli i fitorës përkundër faktit që raste shënimi tutje patën të dyja skuadrat, duke dalluar goditjen e fuqishme të Ilir Krasniqit, në minutën e 58’ të cilën e ndali horizontalja. Rezultati final mbeti një me dy.

Ky është viti i dytë radhazi që Llapi e fiton Kupën e Kosovës dhe trajneri Tahir Batatina, hyri në historinë e futbollit kosovar duke u bërë trajneri i vetëm në Kosovë që e fiton Kupën dy edicione rresht. /UBTNews/

Exit mobile version