Klubi i Futbollit KF Dukagjini nga Gjakova ka bërë të ditur lajmin e rëndë për ndarjen nga jeta të futbollistit të tij të ri dhe premtues, Bajram Rragamaj.
Në një komunikatë zyrtare, klubi ka theksuar se Rragamaj do të kujtohet për kontributin, përkushtimin dhe dashurinë e madhe që kishte për futbollin dhe ekipin.
“Bajrami do të kujtohet gjithmonë për kontributin, përkushtimin dhe dashurinë që kishte,” thuhet në njoftim.
Po ashtu, klubi ka vlerësuar se humbja e tij është e madhe jo vetëm për familjen dhe të afërmit, por edhe për gjithë komunitetin sportiv që e njohu.
“Largimi i tij është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin sportiv që pati fatin ta njohë,” theksohet më tej në komunikatë.
Stafi, futbollistët dhe e gjithë familja e KF Dukagjinit kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rragamaj, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit.
D.L
