UBT News

Kevin Spaceyt i është dhënë çmimi për arritje jetësore në Itali

Aktori Kevin Spacey ka pranuar një çmim për arritje jetësore në Itali. Çmimi vjen disa ditë pasi ai u paraqit në një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar për t’u përballur me shtatë akuza për sulm seksual kundër një burri në fillim të viteve 2000. Ai i mohon akuzat.

Nga Muzeu i Kinemasë në Torino thanë se çmimi iu dha si njohje e “kontributit personal dhe autorial të Spaceyt në zhvillimin e artit të dramës”.

Aktori akuzohet për disa sulme seksuale, të cilat dyshohet se kanë ndodhur ndërmjet viteve 2001 dhe 2005./UBTNews/

Exit mobile version