Kevin Spacey ka thënë se akuzat për abuzim seksual të bëra kundër tij nga aktori i “Star Trek”, Anthony Rapp janë “absolutisht të rreme”, pasi avokatët e tij i kërkuan një gjykatësi amerikan që të heqë dorë nga çështja.
Ish-ylli i “House Of Cards” ka qenë i dëbuar nga Hollivud që kur pretendimet u bënë në tetor 2017, kur Rapp tha se ai ishte viktimë e një ngacmimi seksual të padëshiruar, në një festë në vitin 1986, kur ishte vetëm 14 vjeç.
Spacey, 61 vjeç, “mohoi kategorikisht” akuzat e tani 50-vjeçarit dhe shtoi se ai “nuk ushqente ndonjë interes apo dëshirë seksuale për Rapp në atë kohë apo që atëherë”.
Pretendimet ishin të parat nga disa të bëra kundër Spacey në kulmin e lëvizjes #MeToo, e cila shkaktoi valë tronditëse në industrinë e filmit.
Çështja e Rapp kundër fituesit të çmimit Oscar është vënë sërish në qendër të vëmendjes nga shfaqja e dokumenteve gjyqësore të paraqitura në Nju Jork të premten, të cilat zbuluan një tregim të detajuar të takimit të supozuar të vitit 1986./klankosova.tv