Ylli Kevin Spacey ka hedhur poshtë akuzat për sulm seksual ndaj kolegut të tij, Anthony Rapp, në seancën gjyqësore në New York.
Rapp, i cili luan në serialin “Star Trek: Discovery”, po kërkon dëmshpërblim prej 40 milionë dollarësh kundër fituesit të dyfishtë të Oscarit për “ankth emocional”, për atë që dyshohet se ndodhi në vitin 1986, kur ai ishte 14-vjeç dhe Spacey ishte 26-vjeçar.
Qëkur akuzat e Rapp u shfaqën për herë të parë në vitin 2017, në kulmin e lëvizjes #MeToo kundër abuzimit seksual, Spacey është zhdukur nga ekranet dhe kinematë./UBTNews/