UBT News

Kevin Spacey do të paraqitet në gjykatën e New Yorkut për abuzim seksual

Nga e enjtja, Kevin Spacey do të paraqitet në gjykatë në New York për t’u përballur me një padi civile të ngritur nga aktori amerikan, Anthony Rapp, i cili e ka akuzuar yllin e Hollivudit se ka abuzuar seksualisht me të kur ishte 14-vjeçar.

Dy herë fituesi i Oscar-it, yll i skenës, kinemasë e televizionit, emri i plotë i të cilit është Kevin Spacey Fowler, u zhduk nga skena publike qëkur u zbuluan skandalet e tij në kuadër të lëvizjes #MeToo në tetor të vitit 2017.

Rapp, i cili aktualisht luan në serialin “Star Trek: Discovery”, këtë muaj feston ditëlindjen e 51-të. Ai dorëzoi padi për sulm seksual ndaj yllit Spacey në shtator të vitit 2020. Atëkohë Rapp ishte vetëm 14 vjeç.

Spacey, i cili u bë i famshëm ndërkombëtarisht që nga vitet 1980 në filma si “The Usual Suspects” dhe “American Beauty” dhe deri te hiti i Netflix, “House of Cards”, ka mohuar gjithmonë akuzat për abuzim seksual.

Lëvizja #MeToo shpërtheu në tetor të vitit 2017, kur më shumë se 80 gra në industrinë e filmit akuzuan – dhe përfundimisht rrëzuan – producentin Harvey Weinstein./UBTNews/

Exit mobile version