UBT News

Kevin i “Home Alone” në pasarelën e markës Gucci

Të shohësh figura publike që nuk kanë të bëjnë me modelim në pistën e markave më të mëdha botërore, tani nuk është asgjë e re. Së fundi ndër to ishte edhe ylli kosovar me famë botëror, Dua Lipa e cila shkëlqeu në sfilatën e Versace, njofton UBT News.

Megjithatë, ky artikull i’u kushtohet dikujt tjetër! E mbani mend 8-vjeçarin Kevin në filmat e njohur “Home Alone” për Krishtlindje? Macaulay Culkin, emri i tij i vërtetë, ishte gjithashtu pjesë e pasarelës së një prej markave më të njohura të modës në botë, gjigantit Gucci.

Macaulay Culkin.

Në pasarelë modeloi edhe aktori i shumënjohur i cili ka luajtur personazhin Joker në “Suicide Squad”, Jared Leto.

Jared Leto.

Megjithatë ai që mori pothuajse gjithë vëmendjen ishte Culkin, i cili ka mbajtur një profil relativisht të ulët që kur një varg filmash të suksesshëm e bënë atë fëmijën më të famshëm në planet në vitet ’90./UBTNews/

Exit mobile version