Kevin De Bruyne është një nga lojtarët kyç të skuadrës së Manchester Cityt që nga viti 2015. Mirëpo me një deklaratë të fundit, ai i ka frikësuar goxha tifozët e Manchester Cityt, duke dhënë shenja se po e mendon largimin.
“Propozimet nga Arabia Saudite? Në moshën time, duhet të jesh i hapur për gjithçka. Po flasim për shumë të mëdha parash në fazën time të fundit si futbollit. Për dy vjet në Arabi do të bëja më shumë para sesa 15 vite në Evropë”, tha ai.
Ai tutje vazhdoi, duke thënë se do të ishte një përvojë shumë e bukur atje, për të dhe familjen e tij.
“Për gruan time, do të ishte një aventurë e jashtëzakonshme. Duhet të mendoj për të ardhmen time, po e diskutojmë së bashku me familje. Kam vetëm edhe një vit në kontratë, kështu që më duhet të vendosi shpejtë për të ardhmen”, shtoi ai.
32-vjeçari Kevin De Bruyne këtë edicion ka zhvilluar 26 paraqitje në të gjitha garat, gjersa ka shënuar 6 gola dhe dhuruar 18 asistime./UBTNews/