Atalanta, Napoli, Lazio dhe Roma mund të inkuadrohen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm nëse UEFA përjashton klubet që marrin pjesë në Superligën e klubeve evropiane.
“Bianconerët”, “Rossonerët” dhe “Nerazzurrët” kanë njoftuar zyrtarisht planet e tyre për t’u bashkuar me Superligën e Evropës dhe UEFA i ka kërcënuar me përjashtim klubet dhe lojtarët pjesëmarrës në këtë garë.
Nëse drejtuesit e kryesuesit e ligës Interi, Milani i vendit të dytë dhe Juventusi i katërti mbesin jashtë garave evropiane, atëherë skuadra si Atalanta, Napoli, Lazio dhe Roma do të kualifikohen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Atalanta aktualisht është e treta në Serie A, Napoli i pesti, Lazio e gjashta dhe Roma e shtata në tabelë.
“Giallorossët” kanë një hendek prej tetë pikësh më poshtë se Sassuolo në të tetin, me Hellas Veronan nëvendin e nëntë, dy pikë më lart se Sampdoria.
Nëse UEFA merr këtë vendim drastik, atëherë Serie-A do të përfaqësohej me këto skuadra në Evropë në sezonin e ardhshëm:
Liga e Kampionëve:
1. Atalanta
2. Napoli
3. Lazio
4. Roma
Liga e Evropës:
5. Sassuolo
6. Hellas Verona
7. Sampdoria