UBT News

Këto ndeshje zhvillohen sot në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024

Dita e pestë e kualifikueseve për në Kampionatin Evropian Euro 2024 sjellë sot edhe tetë ndeshje të tjera mjaftë interesante.

Shqipëria e nis këtë kampanjë me udhëtimin në Varshavë atje ku do të ballafaqohet me Poloninë në kuadër të grupit E.

Njëra nga kombëtaret më të forta dhe që synon të shkojë deri në fund të këtij kompeticioni, Franca do ta zhvillojë sfidën e dytë ku do të ndeshjet me Irlandën në kuadër të grupit B, derisa tashmë ka tre pikë pas fitores ndaj Holandës.

Në grupin F, Suedia do të ndeshet me Azerbajgjanin, dy skuadra që kanë pësuar disfatë në ndeshjet e parë dhe synojnë të marrin tre pikë për të mbajtur kështu hapin me skuadrat lideri që janë Austria dhe Belgjika në këtë grup.

Këto janë ndeshjet e ditës së sotme të cilat startojnë nga ora 20:45:

Austria-Estonia

Hungaria-Bullgaria

Irlanda-Franca

Moldavia-Republika e Çekisë

Mali i Zi-Serbia

Holanda-Gjibraltari

Polonia-Serbi

Suedia-Azerbajgjani

Exit mobile version