Euro 2020 vijon sot me një agjendë më të ngjeshur pasi do të zhvillohen katër ndeshje interesante të raundit të tretë dhe të fundit në grupet B dhe C.
Nga ora 18:00, në Grupin C do të ballafaqohen Maqedonia Veriore me Holandën dhe Ukraina me Austrinë.
Holanda ka siguruar kualifikimin në fazën e ardhshme, ndërsa Maqedonia Veriore nuk ka gjasa pas renditet e fundit në grup pa asnjë pikë. Andaj, Austria dhe Ukraina do ta luajnë sfidën direkte për vendin e dytë pasi të dyja skuadrat kanë nga tri pikë pas dy ndeshjeve të para.
Ndërsa nga ora 21:00, Grupi B sjell ndeshjet tjera shumë interesante: Finlandë-Belgjikë dhe Rusi-Danimarkë.
Ky grup kryesohet nga Belgjika me gjashtë pikë, e ndjekur nga Rusia me tri po aq sa ka edhe Finlanda, ndërsa Danimarka pozicionohet e fundi pa asnjë pikë.